Home » Kampionati Kosovar » Shosholli: Mushica ka qenë trim i ndeshjes

Shosholli: Mushica ka qenë trim i ndeshjes

Kryetrajneri i Vëllaznimit, Ajet Shosholli, ndihet shumë i lumtur me fitoren që arritën në Prizren ndaj Lirisë.

“Mendoj se është një fitore e mirë dhe shumë e rëndësishme për ne në Prizren. Liria pati iniciativën në fushë, por edhe ne luajtëm shumë mirë taktikisht dhe ia dolëm të marrim tri pikë. Më i miri ka qenë portieri Kushtrim Mushica, i cili ishte trim i kësaj ndeshjes dhe më i merituari për këtë fitore. Kjo fitore jep një motiv shtesë për Vallëznimin në ndeshjet e radhës në luftë për sigurimin e ekzistencës në shoqërinë elite”, tha Shosholli.

Skuadra e Vëllaznimit renditet në vendin e 11-të me 22 pikë dhe gjatë kësaj të mërkure në fushë të veten pret Hysin. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni