Home » Eurobasket » SHBA fiton ndaj Rusisë

SHBA fiton ndaj Rusisë

Shtetet e Bashkuara kanë fituar me rezultatin 89 me 79 ndaj Rusisë, duke u klasifikuar për në gjysmëfinalet e kampionatit botëror të basketobollit. Ndeshja u zhvillua në 38 vjetorin e një ndeshje tjetër mes Shteteve të Bashkuara dhe ish Bashkimit Sovjetik për medaljen e artë olimpike në basketboll. Fundi i asaj ndeshje ishte aq kundërthënës sa basketbollistët amerikanë nuk e pranuan medaljen e argjendit.

Kevin Durant shënoi 33 pikë në ndeshjen e së enjtes për amerikanët, vetëm dy pikë larg rekordit prej 35 pikësh të vendosur në vitin 2006 nga Karmelo Anthoni.

Të shtunën ekipi amerikan do të ndeshet me fituesen e ndeshjes Lituani-Argjentinë. Kampionati botëror i basketbollit po mbahet në Turqi.

Kevin Durant shënoi 33 pikë në ndeshjen e së enjtes për amerikanët.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni