Xherdan Shaqiri dhe Baseli i tij kanë fituar derbin e parë të edicionit të ri të garave në Superligën e Zvircës në futbolli, pasi që kanë mposhtur Admir Mehmedin dhe Zurichun me rezultatin 3:2.
Shaqiri luajti si titullar për 73 minuta, kurse Mehmedi u aktivizua vetëm 5 minutat e fundit të ndeshjes. Shaqiri ka shënuar het-trik të trofeve, duke fituar edicionin e kaluar titullin e kampionit të Zvircës dhe Kupën e Zvicrës.
Në planin personal ai ka marrë pjesë edhe në botërorin Afrika e Jugut 2010 me fanellën helvetike, kurse është i kërkuar nga disa skuadra të njohura evropiane.









