Home » Futboll » Shaqiri e Ferati presin tri pikë dhe të dielën

Shaqiri e Ferati presin tri pikë dhe të dielën

Dy futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri e Beg Ferati, me Baselin presin tri pikë kundër Xamax-it, në ndeshjen e javës së parafundit (35-të) të Superligës së Zvicrës.

Baseli pas trofeut të kupës, mëton edhe titullin. Shaqiri e Ferati presin tri pikë dhe të dielën në Bern të luftojnë direkt për titull kundër Young Boysit, që kryeson tabelën me tri pikë më shumë. Shaqiri, i cili është ftuar në kombëtaren e Zvicrës për botërorin që mbahet në Afrikë, shpreson se në fund titull do të vijë në Basel.

Ballafaqimi në mes Baselit e Xamax-it zhvillohet të enjten në orën 20.15. Baseli beson se Luzerni para shikuesve të vet do ta ndalë Young Boysin, që do t’ia lehtëson punën për javën e fundit.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni