Home » Kampionati Spanjoll » Sevilla, fitoi kupën e Mbretit në Spanjë

Sevilla, fitoi kupën e Mbretit në Spanjë

Futbollistët e Sevillës më në fund fituan edhe kupën e Mbretit në Spanjë në futboll. Ata në finale e zhvilluar në “Camp Nou” te Barcelonës, ishin më të mirë se fituesi i kupës së Europa League, Atletico Madridi, të cilën e mposhtën me rezultat 2:0.

Minutat e para të takimit dëshmuan se Sevilla do të ia dalë të shënoi fitore në këtë finale të madhe. Futbollisti Capel në minutën e pestë të ndeshjes ka shënuar gol, duke thyer moralisht skuadrën e Atleticos. Sevilla në vazhdim të ndeshjes mbrohej me sukses, ndërsa Atletico Madridi nëpërmjet Agueros e Forlanit nuk arritën që të shënojnë në portën e rivalit.

Kur pritej se Atletico mund të barazoi shifrat, Sevilla dyfishon rezultatin 2:0. Navas në minutën e 90-të ka realizuar gol dhe ka shuar të gjitha shpresat e madridasve për rezultat të favorshëm.

Te Sevilla ka qenë një gëzim jashtëzakonisht i madh, pasi fituan trofeun e parë gjatë këtij viti, kupën e Mbretit, ndërsa Atletico e Madridi duhet të mbetet e kënaqur që ditë më parë ka rrëmbyer trofeun e Europa League.

Sevilla me meritë shënoi fitore me rezultat 2:0, në një finale që pati pesë futbollistë të zverdhur me karton (katër të Sevillës dhe një i Atleticos). Në fakt, Atletico ka pasur topin në mbizotërim 57 për qind, ndërsa Sevilla 43 për qind. Fundja Sevilla realizoi golat dhe korri fitore.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni