Home » Kampionati Italian » Serie A, i dyti dhe i treti barazojnë

Serie A, i dyti dhe i treti barazojnë

Napoli dhe Interi janë ndarë baras, 1-1, në takimin e javës së 37-të të Serie A, që u zhvillua të dielën në Stadio San Paolo.

Me një goditja nga afro 23 metra, Samuel Eto’o kaloi mysafirët në epërsi (15’), duke regjistruar kështu golin e 35-të të sezonit në të gjitha garat.

Mirëpo, në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+1), vendasit barazuan shifrat me golin e Juan Camilo Zunigas.

Në pjesën e dytë, asnjëra nga skuadrat nuk shënoi gol, ashtu që u ndanë të kënaqura me nga një pikë.

Një javë pa përfunduar Kampionati, Interi gjendet në pozitën e dytë me 73 pikë, ndërsa Napoli është i treti me 69 pikë.

 

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , ,

Komentoni