Boston Seltiks kanë shënuar fitore në ndeshjen e pestë të serisë finale të ligës NBA ndaj ekipit Los Axheles Lejkers me rezultat 92:86 dhe tani u duhet vetëm edhe një fitore për të fituar titullin e kampionit të kësaj lige.
Seltiksët kanë epërsi 3:2 në serinë ku kampion shpallet ekipi që arrin katër fitore, kurse ndeshja e gjashtë dhe nëse ka nevojë, ajo e shtata do të zhvillohen në LA. Në ndeshjen e pestë ekipi i Bostoni dha shfaqjen e vet më të mirë në serinë finale, sidomos në fazën ofanzive të lojës duke gjuajtur nga loja me efikasitet prej 56% që për ndeshje finale është shifër impozante. Pjesën e parë Seltiksët e përfunduan me 6 pikë epërsi prej gjashtë pikëve edhe pe kjo epërsi ka mundur të jetë më e lartë sikur të mbulohej më mirë trapeze I tyre në fazën defanzive, meqë Lejkersët morën numër të madh të kërcimeve në sulm, pas të cilëve ishin në gjendje të shënonin pikë.
Në pjesën e dytë të ndeshjes Seltiksët ishin ekip shumë më i mirë, dhe Lejkerstë mbeten “gjallë” vetëm në saje të një shfaqjeje inspiruese të Kobi Brajantit i cili për këtë ekip shënoi 23 pikë radhazi, 19 prej të cilave në 7 minutat e parë të çerekut të tretë. Super shfaqja e Brajantit do të duhej të ishte impuls për bashkëlojtarët e tij që në çerekun e katërt të ktheheshin në lojë. Mirëpo, Seltiksët të cilët në dymbëdhjetë minutëshin e fundit hynë me epërsi prej tetë pikëve, u mbështetën në përvojën e Pol Pirsit dhe tërë ekipit, organizimin e shkëlqyeshëm e lojës nga fundorët dhe aftësitë defanzive të Kevin Garnetit duke mos u dhënë Lejkersësve asnjë rast që të kthehen në lojë.
Lejkersët nuk iu afruan kundërshtarëve të tyre asnjëherë në më shumë se gjashtë pikë dhe epilogu I ndeshjes dihej disa minuta para fundit. Sfida që tani është para Lejkersëve dhe Fil Xheksonit është ndër më të mëdhatë në vitet e fundit. Ata duhet të mposhtin ndy herë me radhë ekipin e Bostonit që në letër është më komplet dhe më me përvojë se ai Lejkersëve. Në anën tjetër pas pesë ndeshjeve, asnjëri ekip nuk mund të “shpikë” diçka të re të në lojë, kështu që serinë finale mund të vendosë ndonjë “shpërthim” i ndonjë individi ose loja e fortë ekipore dhe para se gjithash mbrojtja e mirë.
Kobi Brajant është duke luajtur me mesatare prej 30 pikëve për ndeshje në serinë finale dhe Lejkerësve do tu duhet që ai të vazhdojë me këtë formë dhe të përcillet nga pjesa tjetër e ekipit, kurse treshja e Seltiksëve (Pirs, Alen, Garnet) në asnjë ndeshje të finales nuk ka funksionuar së bashku dhe nëse kjo do të ndodhë në një ndeshje me LA, atëherë Seltiksët do të jenë kampion pa fare dyshim. Ndeshja e gjashtë e kësaj serie zhvillohet të mërkurën në mëngjes sipas kohës sonë, kurse ndeshja e shtatë, nëse ka nevojë do të zhvillohet të premten në mëngjes sipas kohës sonë.
BOX
Boston Seltiks – LA Lejkers 92:86 (20:22, 19:23, 26:28, 21:19)
Boston Seltiks: Pirs 27, Garnet 18, Perkins 4, R. Alen 12, Rondo 18, T.Alen 4, Dejvis, Valas 5, Robinson 4, Daniels, Finli, Viliams.
LA Lejkers: Arters 7, Gasol 12, Bajnum 6, Brajant 38, Fisher 9, Odom 8, Farmar 1, Braun, Vujaqiq 5, Valton, Morison, Pauel. /botasot









