Boksieri shqiptar, Nuri Seferi, wshtw kampion evropian nw versionin WBO. Seferi mposhti boksierin gjeorgjianin Sandro Siproshvili, meç i cili wshtw zhvilluar nw “Calafatti Halle Prater” të Vjenës.
Seferi i ashtuquajturi “Taysoni shqiptar” ka mposhtur me pikë gjeorgjianin Siproshvil. Nw rundin e parw Seferi më shumë ka studiuar kundërshtarin duke mos dashur që të bëjë ndonjë gabim që do ta ndëshkonte. Kjo ka bërë që Siproshvili të jetë më aktiv në rundat e parë, megjithëse shumica e goditjeve të tij përfundonin në dorezat e Seferit. Ai më pas ka ndërruar marshin dhe ka marrë kontrollin e duelit pas rundit të pestë duke realizuar në masë të madhe goditje të pastërta mbi kundërshtarin, i cili nga ana e tij nuk është dorëzuar, por pavarësisht se ka tentuar që të jetë aktiv, nuk ka arritur që të realizojë goditje të pastra.
“Ky ka qenë koncepti që kam pasur për këtë meç që nga fillimi, pasi e dija që kundërshtari ka një mjekër të fortë dhe ishte e vështirë ta rrëzoja. Kam qenë i përgatitur për 12 runda dhe gjithçka ka shkuar siç e kisha planifikuar”, tha Seferi për “boxalb.com”. Rundi i 12-të dhe i fundit i përballjes ka qenë i baraspeshuar ku të dy boksierët kanë dhënë më shumë sesa maksimumin nga vetja.
Pas përfundimit gjyqtarët me vendim unanim i kanë dhënë fitoren Seferit i cili me këtë ka bërë të vetin brezin evropian në një prej versioneve të rëndësishme të ringut profesionist. Me këtë Nuri Seferi është bërë shqiptari i tretë kampion evropian në ringun profesionist, pas Luan Krasniqit që kishte fituar titullin evropian EBU (pjesë e WBC) si dhe Shpend Abazit që më parë ka qenë pronar i brezit evropian EBA (pjesë e WBA). Ndërkohë para meçit të Nuri Seferit, edhe vëllai i tij më i vogël Sefer Seferi ka realizuar fitore në përballjen me Viksor Szalai dhe është stolisur me brezin WBF Intercontinental për peshën “kruizer” në luftën e zhvilluar në Vjenë të Austrisë.
“The Real Deal” e ka filluar rrëmbyeshëm duelin duke dërguan në “knock doën” kundërshtarin e tij që në rundin e parë. Në rundin e dytë Seferi ka vazhduar me të njëjtin avaz duke rrëzuar në dysheme tre herë radhazi kundërshtarin e tij pas goditjeve të fuqishme në kokë. Pasi kundërshtari ka pësuar “knock doën” për herë të tretë, sipas rregullave të boksit profesionist gjyqtari e ka ndërprerë përballjen duke qenë se dukej qartë se përballja ishte e pabarabartë. Kjo është fitorja e 11-të e Seferit në ringun profesionist në po aq duele, dhe e 10-ta e realizuar me KO.









