Home » Kampionati Gjerman » Schalke në kërkim Robinhos

Schalke në kërkim Robinhos

Skuadra nga Bundesliga, Schalke, e ka marrë tepër seriozisht këtë afat kalimtar veror, pasi që pas transferimit të Raul, Mbretërit e Kaltër dëshirojnë që në Gelsenkirchen të sjellin edhe një lojtar të madh, bëhet fjalë për të dështuarin e Manchester Cityt, Robinhon.

Sportivja gjermane Kicker njofton se 26 vjeçari kërkon që të ribashkohet me ish-bashkëlojtarin te Real Madridi, Raul. Por, vetë Robinho ka shprehur dëshirën që të mbesë në Brazil te Santosi, një kërkesë që nuk do të realizohet nga sheikët e Manchester Cityt.

Nëse Schalke nuk do të arrijë ta bindë Robinhon të qëndrojë në Evropë, atëherë Schalke do të kthehet kah Klaas-Jan Huntelaar i Milanit. Edhe Robinho edhe Huntelaar ditëve të fundit po lidhen me një kalim te skuadra numër dy në Gjermani.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni