Futbollistët e Sampdorisë nuk e falin dot skuadrën e Lazios, por e mundin me rezultat 2:1, në ndeshjen e javës së 27-të të Serie A të Italisë në futboll.
Lazio e para udhëhoqi me rezultat 0:1 në minutën e shtatë me golin e Floccarit. Vendasit organizohen në lojë dhe shumë shpejtë edhe barazojnë shifrat 1:1.
Futbollisti Guberti në minutën e 25-të shënoi për rezultatin 1:1. Pas 11 minutave lojë përkatësisht në minutën e 36-të Pazzini kalon në epërsi Sampdorinë dhe kësisoj edhe ia siguroi tri pikë të mëdha. Skuadra e Palermos shënoi fitore me golin e Miccolit në minutën e 81-të në takim me Livornon. Parma importoi një pikë në çastet e duhura në duel me Sienën, duke luajtur baras 1:1. Golin për Parmën e shënoi Biabiany (35’) dhe Vergassola (69’) për vendasit.
Bari arriti tri pikë të mëdha me golin e shënuar nga futbollisti Castillo në minutën e 20-të. Bologna e fortë para shikuesve të vet dhe shënoi fitore 2:1 kundër skuadrës së Napolit. Golat për Bolognan i shënuan Zalayeta (7’), Adailton (12’) dhe për Napolin realizoi Rinaudo (14’).
Rezultatet
Bologna – Napoli 2:1 (2:1)
Palermo – Livorno 1:0 (0:0)
Cagliari – Catania 2:2 (1:2)
Bari – Chievo 1:0 (1:0)
Atalanta – Udinese 0:0 (0:0)
Siena – Parma 1:1 (0:1)
Sampdoria – Lazio 2:1 (2:1)
Fiorentina- Juventus 1:2 (1:1)
Roma- Milan 0:0 (0:0)
Tabela
1. Inter 26 17 7 2 52:22 58
2. Milan 27 16 7 4 46:26 55
3. Roma 27 15 7 5 45:29 52
4. Palermo 27 13 7 7 38:31 46
5. Juventus 27 13 5 9 42:36 44
6. Sampdoria 27 12 7 8 34:33 43
7. Napoli 27 10 11 6 35:31 41
8. Cagliari 27 11 6 10 43:36 39
9. Genoa 26 11 5 10 44:43 38
10. Fiorentina 27 10 5 12 33:33 35
11. Chievo 27 10 5 12 26:27 35
12. Bari 27 9 8 10 32:34 35
13. Bologna 27 9 7 11 32:37 34
14. Parma 27 9 7 11 28:37 34
15. Catania 27 6 10 11 29:33 28
16. Udinese 27 7 7 13 32:39 28
17. Lazio 27 5 11 11 22:30 26
18. Livorno 27 6 5 16 17:37 23
19. Atalanta 27 5 7 15 22:38 22
20. Siena 27 5 6 16 28:48 21 /botasot









