Rusia ka arritur që të kualifikohet në çerekfinale të Botërorit të basketbollit, Turqia 2010, pasi që ka mposhtur Zelandën e Re me rezultat 78-56.
Rusia pos periudhës së parë, në të gjitha periudhat tjera shkeli oqeanikët, të cilët ishin të pafuqishëm. Më i miri tek rusët ishte Vorontsevich me double-double fantastik prej 18 pikë dhe 11 kërcimesh. Më i miri i ndeshjes dhe që u dallua te Zelanda e Re ishte Penney me 21 pikë.
Rusia në çerekfinale do të takohet me skuadrën më të mirë deri tani në këtë Botëror, SHBA-të.









