Home » KickBox » Rrëmbyen dy medalje në Gjermani

Rrëmbyen dy medalje në Gjermani

Kick-boksierët e kombëtares së Kosovës fituan dy medalje (një të artë dhe një të argjendtë) në turneun ndërkombëtar në Gjermani.

Garuesit tanë në secilën disiplinë dëshmuan cilësi të lartë.

Medalje të artë ka fituar Ilir Menxhiqi në kategorinë -60 kg në disiplinën K-1 rules. Menxhiqi dëshmoi mjeshtëritë e tija, duke mahnitur me cilësitë e tija më së një mijë shikues të tubuar në palestër. Ndërkaq, Myrvete Uka në kategorinë – 65 kg në disiplinën K-1 rules, ia doli të fitoi medaljen e argjendtë në një konkurrencë shumë të fortë.

Dy medalje që konsiderohet si sukses jashtëzakonisht i mirë i kombëtares së Kosovës. Edhe kick-boksierët të tjerë dhanë maksimumin në secilën disiplinë, por mbeten pa medalje. Kryetari i Federatës së Kick-box-it të Kosovës, Fatmir Makolli, ka thënë se Kosova është paraqitur me shtatë garues në turneun ndërkombëtar në Gjermani, por sipas tij, lanë përshtypje shumë të mira.

“Në këtë turne morën pjesë rreth 1000 garues nga shtete te ndryshme evropiane. Garuesit tanë arritën me sukses të prezantojnë Kosovën, duke fituar dy medalje: një të artë dhe një të argjendtë”, tha Makolli.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

1 Response to " Rrëmbyen dy medalje në Gjermani "

  1. ardi says:

    suksese ilir e myrvete shum mir qe keni aarrit me marr medale esht sukses e nder per kosoven ju pershendes nga pejaaaa…

Komentoni