Home » Kampionati Spanjoll » Ronaldo: Neymari mund ta kalojë Messin, por…

Ronaldo: Neymari mund ta kalojë Messin, por…

Ikona e futbollit, braziliani Ronaldo, ka deklaruar se Neymari duhet të largohet nga Brazili nëse dëshiron të arrijë nivelin e tri herë fituesit të Topit të Artë, Lionel Messi.

“Neymar, jo vetëm se mund ta arrijë Messin, por ai mund të bëhet edhe më i mirë. Ai ka shumë talent, prandaj nuk duhet të qëndrojë në Brazil”.

“Ai është një talent që duhet ta eksportojmë dhe t’ia lejojmë që ta dominojë botën, ta sundojë atë duke e luajtur lojën që bën. Prestigji dhe konkurrenca në futbollin evropian është masiv”, u ka thënë Ronaldo gazetarëve.

Në gala ceremoninë e ‘FIFA Topi i Artë’, Neymar e fitoi çmimin Puskas për golin më të mirë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni