Cristiano Ronaldo pavarësisht se Reali po mbetët pa asnjë trofe gjatë këtij vitit, prapë ndihet i kënaqur me rrjedhën e kampionatit.
Ronaldo ka thënë se gjasat matematikisht ende ekzistojnë.
“Vërtet jam kënaqur gjatë këtij kampionatit, por ende nuk e kam fituar titullin. Jam shumë i lumtur këtu në Madrid dhe kolegët e mi më kanë ndihmuar shumë. Pa ekipin, nuk mund të fitoni asgjë. Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë dhe jam i bindur se do të fitojmë shumë tituj në të ardhmen. Ky kampionat është shumë i vështirë, por gjithçka mund të ndodhë në futboll. Matematikisht kjo është e mundshme. Ne duhet të fitojmë në Malaga dhe të shohim çfarë do të ndodhë me Barcelonën. Duhet të shpresojmë”, tha Ronaldo.









