Lëre që përzgjedhësi Dunga e hoqi Ronaldinhon nga kombëtarja e Brazilit, por tashmë ky yll i futbollit mund të përplaset edhe me klubin e Milanit.
Gazeta e njohur sportive italiane, “Il Corriere dello Sport”, tha se Milani shikon dhe dëshiron që Ronaldinhos t’i shkurtohet paga për 25 % nëse dëshiron qëndrimin në San Siro pas vitit 2011.
Ronaldinho me gjithë se është në formë të mirë gjatë këtij kampionatit, si duket nuk e presin ditët e mira. Ai ka kontratë edhe 15 muaj me Milanin dhe mbetet të shihet se çka do të ndodh më tutje me të.
Ronaldinhos mund t’i ofrohet një rinovim i kontratës që do ta mbajë në Milan deri në qershor 2013, por ai në vitet e ardhshme mund të fitojë gjashtë milion euro për kampionat.









