Skuadra e futbollit Roma rrëmbeu tri pikë të arta si udhëtues në Firencë kundër Fiorentinës, duke e mundur me rezultat 1:0. Kjo ishte edhe ndeshja e fundit e javës së 22-të të Serie A të Italisë në futboll.
Roma ishte më fat që shënoi në minutën e 82-të nëpërmjet futbollistit Vuçinic. Fitore e madhe e Romës, të cilën e kaloi në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me 44 pikë dhe ia hapi rrugët në luftë për titull të kampionit.
Roma e futi përfundi skuadrën e Milanit, ndërsa ofrohet për tetë pikë më afër liderit të tabelës, Interit që e kryeson tabelën me 52 pikë.
Fiorentina më këtë humbje mbetet në pozitën e 11-të me 31 pikë dhe larg vendit të katërt në tabelë, Napolit që ka 38 pikë.









