Home » Atletikë & Olimpiadë » Rogana rrëmben kupën

Rogana rrëmben kupën

Atletët e klubit të Roganës rrëmbyen Kupën e Republikës së Kosovës në atletikë ndër seniorë.

Aktiviteti i kupës është mbajtur në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Ata ishin më të mirë në garën e kupës, duke u renditur në vendin e parë me 175 pikë, ndërsa pas vetes kanë lënë Junikun me 95 pikë, Rugova 65, Trepça 50 e Kalaja 7 pikë.

Në kategorinë e juniorëve, fitues i kupës është Llapi i Podujevës, i cili tuboi 163 pikë, ndërsa Trepça e dyta me 118 pikë, i treti “Enver Nelle” me 83 pikë. Në kategorinë e pionierëve fitues i kupës është Llapi, i cili fitoi 241 pikë, ndërsa i dyti renditet Fushë Kosova me 106 pikë dhe i treti Rogana me 58 pikë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni