Bryan Robson, ish-kapiten i Manchester Unitedit dhe njëherësh legjenda e këtij klubit të madh, ka thënë se vitin e ardhshëm United do të fitojë titullin e kampionit.
“Jam i sigurt se Manchester United do të kthehet më i fortë kampionatin e ardhshëm dhe do të mendojë se si ta kthejë titullin në shtëpi. Ju duhet pak fat për të fituar trofe dhe kjo është ajo që ka pasur Manchester United-i tre vitet e kaluara, me pak lëndime, duke bërë që trajneri të luajë me formacionin më të mirë. Por, fati u mungoi atyre këtë vit për shkak të lëndimeve, sidomos në mbrojtje. Ai nuk i pati opsionet e duhura kështu që kjo i kushtoi atij. Mund të thoni që kartoni i kuq i Rafael Da Silvës ndaj Bayernit, i kushtoi Unitedit Champions League, por ai do të mësojë nga ajo”, tha Robson.









