Ylli brazilian Robinho, i cili është në pronësi të Manchester Citit, sipas mediave britanike shumë lehtë mund të ndodh që të kaloj në “Old Trafford” përkatësisht te Manchester Unitedi.
Braziliani 26-vjeçar, i cili 6 muajt e fundit i kaloi në formë huazimi te skuadra braziliane e Santos, me sa duket nuk bën pjesë në planet e menaxherit Roberto Mancini.
E gjithë kjo ka bërë që në adresë të tij të adresohen një numër i madh i spekulimeve rreth të ardhmes së tij, pasi një numër i madh i klubeve evropiane lidhen ngushtë me Robinhon, i cili aktualisht me kombëtaren e tij bën pjesë në botërorin e futbollit, “Afrika e Jugut 2010”.









