Home » Kampionati Shqiptar » Robert Gjeraj nënshkruan me KF Ballkanin

Robert Gjeraj nënshkruan me KF Ballkanin

KF Ballkani nga Theranda vetëm një ditë pasi kishte publikuar lajmin për angazhimin e Patrik Doçit, arriti marrëveshje edhe me prizrenasin tjetër, Robert Gjeraj.

“Mbrojtësi i Vëllaznimit, i cili në edicionin e fundit mbrojti ngjyrat e Vëllaznimit, prej këtij momenti është futbollist i yni”, njoftoi drejtori i KF Ballkani, Besim Kuqi. Sipas tij, skuadra pas hyrjes në kategorinë e parë të futbollit është duke u përgatitur maksimalisht që t’i bëjë ballë me sukses rivalëve në Superligën e Futbollit të Kosovës.

“Pasi nënshkruam me trajnerin Vokrri, menjëherë iu përveshëm punës për sjelljen e futbollistëve me përvojë, që si qëllim yni ishte edhe Gjeraj”.

Edhe Gjeraj, i cili ishte ndër më të merituarit që Vëllaznimi ekzistoi mbijetesën dhe arriti në finalen e Kupës së Kosovës, tha se ndihet i kënaqur me kushtet e ofruara të klubit të tij të ri.

“Unë jam shumë i kënaqur me kushtet që më ofroi Ballkani dhe me dëshirë pranova. Dua të bëjë me dije se nuk e kisha lëshuar lehtë Vëllazinimin, por aty ende është situata e turbullt dhe nuk dihet si do të shkojnë punët”, tha ai. Gjeraj, pos Vëllaznimit më parë ishte paraqitur edhe me Besën, Trepçën, Lirinë dhe ish-Getoarin.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni