Arjen Roben autor i golit të fitores së Bayernit me rezultat 1:0 kundër Lyonit, është i vetëdijshëm se në ndeshje e kthimit i pret sfidë e vështirë.
“Asgjë nuk është vendosur ende. Ndoshta ne kemi një përparësi të vogël para ndeshjes së vështirë në Lyon. Punuam shumë në pjesën e parë. Lyoni është ekip i mirë, ata janë të fortë teknikisht dhe kompaktë e mirë të organizuar në mbrojtje. Ne kemi pasur disa gjysmëraste.
Kartoni i kuq na e bëri më të vështirë, por më pas kur edhe futbollisti i tyre u përjashtua, atëherë ndeshja mori kah tjetër. Ne ishim më të mirë pas kësaj, ne ishim më komfortë kurse goli ishte i mire”, tha Robben.









