Home » Skijim » Riesch më e mira në Garmisch Partenkirchen

Riesch më e mira në Garmisch Partenkirchen

Në Garmisch Partenkirchen të Gjermanisë të mërkurën është mbajtur gara e fundit e lëshimit në këtë edicion në kuadër të Kupës së Botës në konkurrencën e femrave.

Kurse më e shpejta ishte skitarja nikoqire Maria Riesch, e cila ka triumfuar me kohrën prej 1:34,82 minuta, para amerikanes Lindsey Vonn, që është vonuar për 48 të qindtat dhe suedezes Anja Paerson e cila ka mbetur prapa për një 1 sekond e 13 të qindtat.

Vonn para kësaj gare e ka fituar Globin e vogël të Kristaltë në disiplinën e lëshimit, ndërsa me 80 pikët e fituara në këtë garë ka grumbulluar 725 pikë, derisa pas saj radhiten Maria Riesch që ka 556 dhe Anja Paerson që ka 385 pikë. Duhet theksuar se Vonn aktualisht kryeson në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës me 1571 pikë, kurse Riesch ka 1346 pikë.

Rezultatet

1. Maria Riesch (Gjer) 1:34.82

2. Lindsey Vonn (SHBA) 1:35.30 +00:48

3. Anja Parson (Zvi) 1:35.95 +01:13

4. Nadja Kamer (Sue) 1:36.04 +01:22

5. Julia Mancuso (SHBA) 1:36.13 +01:31

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni