Home » Futboll » Ribery: Nuk është i shqetësuar

Ribery: Nuk është i shqetësuar

“Nuk kam frikë për të ardhmen e karrierës time, as në kombëtare dhe as tek Bayern”.

Kjo është deklarata e Franck Ribery pasi është akuzuar zyrtarisht se ka shfrytëzuar një minorene. “Jam i sigurt se mund të fitoj besimin e njerëzve që më rrethojnë dhe dyshojnë tek unë. Nuk i kam bërë gabimet me ndërgjegje të plotë. Falënderoj familjen time dhe klubin për mbështetjen e madhe. Presioni është i madh dhe duhet të ringrihem pasi e di që janë momente të vështira”, thekson asi francez.

Ribery kërkon që shumë shpejt të mos flitet më vetëm për problemet e tij private por edhe për futboll. “Dua të luaj një sezon të madh dhe të fitoj Champions League pasi është objektivi im më i madh. Duhet shumë punë për ta nisur sezonin në formë të mirë dhe ka gjasa që kjo të ndodhë që në ndeshjen e parë kundër Wolfsburg”, përfundon sulmuesi i Bayern Munchen.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni