Mejdi Rexhepi, është fitues i turneut “Prishtina Open 2010” për kategorinë e veteranëve 45-55 vjeç.
Ai në finale është takuar me Shkëlzen Domin, pas një ballafaqimi mjaft interesant ka shënuar fitore në sete me shifra 2:0 (6:4, 7:5).
Zyrtarët e Federatës së Tenisit të Kosovës, njoftojnë se turneu i radhës “Dielli Open 2010” për kategorinë e seniorëve do të zhvillohet nga data 31 maj në terrenet e tenisit te “Nic Hollding” në fshatin Muzakaj të Prishtinës. “Presim turneu i sivjetshëm të jetë më atraktiv sesa në vitet e kaluara”, thuhet në njoftimin e FTK-së.









