Home » Futboll » Real Madridi interesohet për Khediran

Real Madridi interesohet për Khediran

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se është i interesuar që të sjellë në klubin mbretëror futbollistin e kombëtares së Gjermanisë, njëherësh i Stuttgartit, Sami Khedira.

Ky futbollist ka pasur formë stabile në botëror dhe si rrjedhojë e kësaj i bie në sy strategu të Realit.

“Ne nuk do të bëhemi mbretërit e afatit kalimtar. Unë vë bast në filozofinë e zakonshme të Realit, transferimin e lojtarëve me perspektivë të cilët kanë për të mësuar ende. Ne e kemi transferuar Di Marian, por është e vërtetë se ai ishte i shtrenjtë, por ai ka potencial të madh dhe ne gjithashtu do ta transferojmë dhe Sami Khediran, i cili mund të përmirësohet ende. Kjo është një filozofi që më pëlqen. Ne kemi nevojë për një mbrojtës dhe për një mesfushor, por me baraspeshë dhe pa dramatizëm. Ekziston një bazë shumë e mirë nga sezoni i kaluar që do t’ia shtojë konkurrencën këtij grupi. Është e komplikuar, sepse kur Reali interesohet për një lojtar, çmimet rriten në mënyrë astronomike”, tha Mourinho.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

2 Responses to " Real Madridi interesohet për Khediran "

  1. Andrin says:

    andrini.-@msn.com
    boma add ose pranom kom met than diqka

  2. niti says:

    real madrid ma e fortA ne boT o shoq edhe ska tjeter
    pse nja osht real madrid

Komentoni