Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se është i interesuar që të sjellë në klubin mbretëror futbollistin e kombëtares së Gjermanisë, njëherësh i Stuttgartit, Sami Khedira.
Ky futbollist ka pasur formë stabile në botëror dhe si rrjedhojë e kësaj i bie në sy strategu të Realit.
“Ne nuk do të bëhemi mbretërit e afatit kalimtar. Unë vë bast në filozofinë e zakonshme të Realit, transferimin e lojtarëve me perspektivë të cilët kanë për të mësuar ende. Ne e kemi transferuar Di Marian, por është e vërtetë se ai ishte i shtrenjtë, por ai ka potencial të madh dhe ne gjithashtu do ta transferojmë dhe Sami Khediran, i cili mund të përmirësohet ende. Kjo është një filozofi që më pëlqen. Ne kemi nevojë për një mbrojtës dhe për një mesfushor, por me baraspeshë dhe pa dramatizëm. Ekziston një bazë shumë e mirë nga sezoni i kaluar që do t’ia shtojë konkurrencën këtij grupi. Është e komplikuar, sepse kur Reali interesohet për një lojtar, çmimet rriten në mënyrë astronomike”, tha Mourinho.










andrini.-@msn.com
boma add ose pranom kom met than diqka
real madrid ma e fortA ne boT o shoq edhe ska tjeter
pse nja osht real madrid