Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, ka folur shumë shkurt për Jose Mourinhon, trajnerin e Interit.
Ai tha se Mourinho ka filluar të përmirësohet dhe madje e ka vlerësuar në mënyrë ironike se ende është i ri!
“Ai është i ri dhe ende po përmirësohet. A do të më mungonte nëse largohet nga Interi? Ndoshta do të më mungonte. Ai po përmirësohet, sepse më parë ai më ofendonte, kurse tani ai citon librat që i ka lexuar”, tha Ranieri.









