Sergio Ramos, mbrojtësi më i fuqishëm te Real Madridi, ka thënë se takimet e radhës janë shumë të vështira.
Sipas tij, ballafaqimet e ardhshme janë ‘jetë ose vdekje’. “Para nesh janë dhjetë ndeshje, dhjetë ndeshje për jetë ose vdekje, në të cilat duhet të bëjmë sa më pak gabime. Nëse kampionati do të fitohet ose humbet në El Classico?
Nuk e di, ka gjashtë ndeshje të tjera para përballjes me Barcelonën.
Nuk e di nëse kjo ndeshje do të jetë vendimtare, por sigurisht se do të ketë një ndikim të madh në atë se kush do ta fitojë titullin”, tha Ramos.









