Home » Kampionati Spanjoll » Ramos ka regjistruar ndeshjen e tij të 200 në kampionatin spanjoll

Ramos ka regjistruar ndeshjen e tij të 200 në kampionatin spanjoll

Futbollisti i Realit Madridit, Sergio Ramos ndaj Osasunës (në të cilën ndeshje skuadra e tij shënoi fitore3:2) ka regjistruar ndeshjen e tij të 200 në kampionatin spanjoll.

Ramos në kampionatin spanjoll debutoi para gjashtë vjetëve, ndërsa bashkë me Realin ka zhvilluar gjithsej 161 ndeshje. Ramos për “mbretërit” ka shënuar edhe 21 gola, pas transferimit të tij nga skuadra e Sevilla.

Me 24 vjet dhe 30 ditë, Sergio Ramos është futbollisti i pestë më i ri që ka arritur kufirin prej 200 ndeshjeve në kampionatin spanjoll. Rekordin e mban legjenda e Realit, Raul Gonzales, i cili numrin prej 200 ndeshjeve të zhvilluara e kishte arritur kur kishte qenë vetëm 22 vjet dhe 204 ditë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni