Home » Kampionati Spanjoll » Ramos: Jam i lumtur në Madrid dhe nëse ata më thërrasin për rinovimin e kontratës, do ta bëja symbyllur

Ramos: Jam i lumtur në Madrid dhe nëse ata më thërrasin për rinovimin e kontratës, do ta bëja symbyllur

Sergio Ramos ka thënë në një konferencë me gazetarë atyre që nuk i shikohet loja e Realit lirisht le ta fikin ekranin e televizionit.

Mbrojtësi i Real Madridit ka mohuar zërat që e quanin lojën e realit, lojë jo-atraktive.

“Ekipi ka shpirt fitues dhe është koha të thërrasim shpirtin tonë e të fitojmë 98 pikë. Të mos fitojmë kampionatin spanjoll do të ishte realitet i papëlqyer për të dy ekipet: Real Madridin dhe Barcelonën. Reali nuk luan keq. Jam shumë i lumtur me stilin e lojës sonë dhe ai që nuk e pëlqen atë, shumë lehtë mund ta fik televizorin. Jam i lumtur në Madrid dhe nëse ata më thërrasin për rinovimin e kontratës, do ta bëja symbyllur”, tha Ramos.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni