Home » Kampionati Spanjoll » Ramos: Duhet të luftojmë deri në fund

Ramos: Duhet të luftojmë deri në fund

Madrid, 12 prill – Morali pas humbjes me Barcelonën nuk është më i miri në skuadrën e Realit, por mbrojtësi Sergio Ramos kërkon të mbajë gjallë shpresat për titullin kampion edhe pse humbja e së shtunës rëndon shumë në kampion “merengues”.
“Ishte një humbje shumë e rëndë por duhet të vazhdojmë të besojmë. Ka ende 21 pikë në tavolinë dhe duhet të luftojmë deri në fund”, shprehet ai.
Në vijim, ai shton se Barcelona luajti më mirë dhe shfrytëzoi në maksimum rastet që pati. “Nuk duhet të harrojmë se jemi një skuadër e rinovuar. Duhet të kemi durim për t’u bërë një skuadër e madhe”, përfundon mbrojtësi spanjoll.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni