Sergio Ramos, mbrojtës i dëshmuar i Realit, i çon mesazh të qartë skuadrës franceze, Lyonit, se në Madrid e pret humbje bindëse.
Ramos është i bindur se Lyoni nuk ka kapacitet t’i bëjë ballë lojës së furishme të Realit dhe madje edhe ka parashikuar edhe rezultatin! “Do të fitojmë me rezultat 3:0 dhe të gjithë do të jenë të kënaqur.
Ky lloj takimi e motivon çdo futbollistë që do të luajë. Do të kemi një mbrëmje magjike në ‘Santiago Bernabeu’”, tha Ramos.
Reali ka pesë vite që nuk ka arritur të kalojë në çerekfinale, por të mërkurën mbrëma besojnë në kualifikim dhe llogariten si favoritë të fitojnë këtë garë.









