Kimi Raikënen, kampion i Formulës 1 më 2007, i cili tani garon në kampionatin botëror në reli, mund të kthehet në Formula 1 në ekipin e Mercedesit.
Spekulimet rreth kthimit të tij në Formula 1 janë shpeshtuar pas një takimi jo formal që ai ka pasur me shefin e Mercedes Benc Motorsportit, Norbert Haug. Raikënen dhe Haug kanë bashkëpunuar në ekipin MekLarenit në periudhëm 2002-2006, para se finlandezi të kalonte në Ferrari, ekip me të cilin e fitoi edhe titullin.
Ekipi Mercedes GP, sezonin e ardhshëm ka një vend të lirë për ngasës meqë në fund të këtij sezoni i skadon kontrata Niko Rozbergut dhe mund të ndodhë që Kimi Raikënen dhe Mihael SHumaher të garojnë në të njëjtin ekip sezonin ardhshëm edhe pse shumë njerëz përfshirë ngasësin legjendar skocez Xheki Stjuart dhe pronarin e Formulës 1 Berni Ekëlston e këshillojnë Shumaherin të tërhiqet pas këti sezoni në të cilin nuk po tregon asgjë nga forma e tij e dikurshme.









