Ish-hendbollisti i gjeneratës së artë ferizajas, Bujar Qerimi, edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratën njëvjeçare me klubin e elitës belge, Herstal Flemalle.
“Me kryesinë e klubit Herstal Flemalle kemi arritur marrëveshjen që klubin ta udhëhoqi për një vjet. Synimet tona janë të qarta që të luftojmë për katër vendet e parë. Kushtet janë të mira si për punë po ashtu edhe në aspekte të tjera në klubin Herstal. Kjo skuadër ka kuadër të mirë të hendbollistëve, por që duhet mjaft punë edhe për bërjen e një loje sa më kompakte. Besoj se me punë e disiplinë do të jemi digë e fortë në Superligën e Belgjikës”, tha Qerimi.









