Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Puyol largohet nga kombëtarja si kampion bote

Puyol largohet nga kombëtarja si kampion bote

Carles Puyol kishte vendosur të largohej përfundimisht nga kombëtarja pas botërorit dhe keshtu ka bërë.

Mbrojtësi i kombëtares iberike ka zhveshur përfundimisht fanelën e kombëtares pasi arriti në majën e botës vetëm pak ditë më parë. Numri 5 i skuadrës “Roja” është takuar me trajnerin Del Bosque dhe Fernando Hierro, duke u bërë me dije vendimin.

Mbrojtësi qëndror mendon se nuk ka fuqinë e duhur fizike dhe mendore për të luajtur një tjetër vit plot ndeshje si me Barcelonën ashtu edhe me kombëtaren. Puyol debutoi në vitin 2000 me një humbje kundër Holandës dhe e mbyll 10 vjet më pas me një tjetër ndeshje ndaj Holandës.

Del Bosque i ka kërkuar të luajë edhe 10 ndeshje për të arritur kuotën 100, por lojtari është shprehur i vendosur për t’u larguar.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

3 Responses to " Puyol largohet nga kombëtarja si kampion bote "

  1. fisnik says:

    bash keq sepse ai asht nje mbrojts shum i mir

  2. fisnik says:

    dhe ju ndihmon shum spanjes ne mbrojtje

  3. FISNIK says:

    spanja ma te fort jan
    edhe lojtart jan shum te mir
    por ma i miri asht Fernando torres

Komentoni