Home » Euro 2012 » Punëtorët shfrytëzojnë Botërorin për të rritur pagat

Punëtorët shfrytëzojnë Botërorin për të rritur pagat

Shoqatat e ndryshme të punëtorëve në Afrikë të Jugut po shfrytëzojnë organizimin e Kampionatit Botëror të futbollit si mjet për të bërë presion për rritje të pagave në kompanitë e tyre dhe ky shantazh mund të minojë këndelljen e ekonomisë që pritet ta regjistrojë ky vend.

Mirëpo, kjo ka edhe anën negative për vetë punëtorët, pasi në rast se vendoset për rritje të pagave, atëherë do të shkurtohej numri i punëtorëve.

Vitin e kaluar pas krizës ekonomike, afro një milion persona mbetën pa punë në Afrikë të Jugut, që llogaritet se ka ekonominë më të zhvilluar në këtë kontinentin e Afrikës.

Derisa shoqata e fuqishme e punëtorëve COSATU, që është njëherësh aleat i partisë në pushtet ANC, insiston se punëtorët nuk kanë asgjë për të humbur nëse bëjnë grevë gjatë turneut, që edhe ashtu ofron pak beneficione ekonomike për shtresën e varfër. Megjithatë, udhëheqës të kësaj organizate nuk e shohin të rëndësishme që të pengohet një ngjarje e tillë që ka rritur krenarinë kombëtare.

COSATU kishte ndihmuar presidentin Jacon Zuma të merrte pushtetin, mirëpo marrëdhëniet me partinë ANC, janë zbehur dhe shoqata së fundi ka mbështetur kërkesat e anëtarëve që të trefishohen pagat, një rritje që qeveria e vlerëson të pazbatueshme.

“COSATU mund të luajë lojë të fortë në këtë fazë. Ata janë të gatshëm të rrezikojnë më shumë në këtë fazë, janë të gatshëm edhe të rrezikojnë Kampionatin Botëror. Kjo e sjell në vështirësi administratën e Zumas”, ka thënë analisti politik i pavarur Nic Borain.

COSATU është bashkuar me Unionin Kombëtar të Punëtorëve të Metaleve në Afrikë të Jugut (NUMSA), anëtarët e të cilit kërkojnë rritje me një përqindje dyshifrore nga kompania e fuqishme “Eskom”. Ky union këtë javë ka thënë se nuk do të përmbahet nga ajo që thuhet “shantazh politik” për të ndalur aksionet industriale gjatë Kampionatit Botëror.

“Për miliona punëtorë dhe të varfër, problemet e tyre janë më të mëdha se Kampionati Botëror dhe ata kurrë nuk do të heqin dorë nga kërkesat për një pagë më të denjë, në interes të vizitorëve të vendit tonë”, kanë thënë nga unioni NUMSA.

Një grevë e grupit logjistik “Transnet” muajin e kaluar ilustron se si Kampionati Botëror u ofron kushte më të mira punëtorëve. Firma mori masa dhe pranoi të rriste pagat për t’i dhënë kështu fund grevës trejavore që kishte penguar udhëtimet në hekurudha dhe porte detare.

Por, fryma patriotike mund të bëjë që punëtorët të mendohen dy herë dhe të mos u futen grevave, pasi kjo rrugë pa dyshim se do të prishte imazhin Afrikës së Jugut, si organizatore e denjë e Botërorit të parë të Futbollit në kontinentin e Afrikës.

“Të kërcënosh me grevë në çdo moment tjetër, është gjë tjetër, por të kërcënosh me grevë në kohën kur vendi do të jetë nikoqir i gjithë botës, është diçka tjetër. Afrika e Jugut nuk guxon t’ia lejojë vetes një përsëritje të majit kur pati grevë në “Transnet”. Punëtorët nuk dëshirojnë të shohin veten si arsye pse Afrika e Jugut zhgënjeu me organizim të dobët. Kjo edhe i ndal pak tentimet e tyre për të kërkuar paga më të mëdha gjatë Botërorit”, ka thënë analisti Razia Khan./kohanet

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni