Home » Basketbolli i Kosovës » Pse u larguan motrat Krasniqi nga KB Bashkimi?

Pse u larguan motrat Krasniqi nga KB Bashkimi?

Si në shumë sporte edhe në basketbollin femëror ka telashe të shumta mbase edhe mosmarrëveshje. Sado kudo që u mbajtën në heshtje dhe të fshehura problemet brenda klubit të basketbollit Bashkimit nga Prizren më në fund dolën në sipërfaqe.

Përderisa ditë më parë trajneri i Bashkimit, Agron Çeku, tha se nuk i di arsyet pse basketbollistet Liridona e Dafina Krasniqi nuk janë pjesë e Bashkimit. Liridona dhe Dafina Krasniqi janë motra, të cilat për shkak të mosmarrëveshjeve janë larguar nga klubi prizrenas që mbase ishin edhe më të merituarat deri më tash për trofetë e fituara. Liridona ka qenë edhe kapitene, e cila nuk ka dhënë edhe arsyet bindëse për mosmarrëveshjet që ka pasur në klub. Po më kë patën mosmarrëveshje motrat Krasniqi?.

“Kemi pasur mosmarrëveshje me trajnerin Agron Çeku. Thjeshtë kanë qenë disa mosmarrëveshje dhe u larguam nga klubi. Nuk dua të flasë në detaje përse kemi pasur mosmarrëveshje, por konsideroj se ato do të tejkalohen”, tha Liridona. Ajo së bashku me motrën e saj është në dilemë se do të vazhdojë në kampionatin e ri me Bashkimin apo do të shkojë gjetiu.

“Nuk e di do t’i bashkohem Bashkimit apo do të braktisi edhe përfundimisht. Jam duke menduar gjatë për këtë punë dhe nuk e di sesi do të bëjmë kësaj pune”, theksoi Liridona. Ofertat për këto basketbollistet nuk kanë të ndalur. Sigal Prishtina dhe Drita e Gjilanit janë të interesuara për këto basketbolliste.

“Po është e vërtetë se jemi duke biseduar. Por është çështje e hershme të them në këtë drejtim për faktin se ka ende kohë që të vendosim”, tha Liridona. Ndërkohë, Agron Çeku mohon se ka pasur mosmarrëveshje, por sipas tij, thjeshtë nuk i di arsyet. “Qe 27 vjet që jam me basketboll dhe nuk më ka ndodhur të kam më dikë mosmarrëveshje. Absolutisht nuk qëndron kjo, por nuk e di as vet pse ato janë larguar nga klubi. Me to kam punuar me vite të tëra dhe i kemi ngritur me cilësi të lojës”, tha Çeku.

Përderisa Liridona thotë se ka pasur mosmarrëveshje dhe nuk jep hollësi më shumë, Çeku thotë se as që bëhet fjalë për mosmarrëveshje. Si do të zgjidhet ky problem, mbetet të shihet në javët e ardhshme. Liridona në fund ka thënë se nuk do të qet asnjë kusht të vetëm për t’u kthyer në Bashkim, por i duhet kohë të mendojë se ku do të jetë të ardhmen në klubin amë apo gjetiu. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni