Home » Kampionati Kosovar » Pritet zgjidhje e favorshme për klubin

Pritet zgjidhje e favorshme për klubin

Duhet gjetur zgjidhje të duhur dhe të favorshme për Kuvendin Komunal dhe për Vëllaznimin e Gjakovës, pasi është e pamundur të funksionojë mbarë dhe si duhet nga mjetet e buxhetit komunal.

Këtë prononcim për situatën jo të mirë materiale në klub e ka dhënë Pal Lekaj, kryetar i komunës së Gjakovës i cili në tentim të gjetjes së një zgjidhjeje për këtë klub ndër më të mirat të futbollit në Kosovë, të martën ka debatuar dhe marrë një vendim në takimin me kabinetin e tij qeverisës.

Ishte kërkesa e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit e paraqitur nga drejtori Anton Shala i cili ka kërkuar gjetjen e mundësive ligjore për dhënie në koncesion apo në shfrytëzim në bazë të ligjit mbi partneritetin publiko-privat dhe si përfundim është krijuar një komision, të vlerësuar si ekspertë ligjor dhe profesional për gjetjen e modalitetit për shfrytëzimin e stadiumit dhe të menaxhimit të klubit të “kuqezinjve”.

Drejtori Anton Shala bën të ditur se deri në gjetjen e një zgjidhjeje të favorshme klubi do të menaxhohet nga udhëheqësia e vitit të shkuar. Shala thotë se janë në bisedime me kryetrajnerin Ajet Shoshollin dhe gjasat janë të vazhdohet puna me të.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni