Prishtina është kthyer në formë në javët e fundit dhe ka hapur luftën për ta mbrojtur titullin e kampionit. Fitorja 3:0 kundër Drenicës, pastaj në Pejë me Besën 1:0 dhe së fundi mposhti edhe Trepçën me shifra 1:0 e futën Prishtinën në garë për mbrojtjen e titullit të kampionit.
Tri fitore radhazi e bënë Prishtinën të kthejë shkëlqimin ashtu si i ka hije dhe tashmë në Ferizaj i ka të gjitha mundësitë t’i importojë edhe tri pikë të reja, në kuadër të ndeshjes së javës së 25-të të Raiffeisen Superligës. Prishtina renditet e pesta me 36 pikë, ndërsa Ferizaj është i nënti me 31 pikë.
Ferizaj është i rrezikuar për rënie nga liga dhe mëton gjithsesi fitore pas tri humbjeve radhazi.
“Mendoj se do të jetë ndeshje shumë e vështirë, duke e pasur parasysh formën e mirë që po e dëshmon Prishtina në javët e fundit. Ferizaj është i mobilizuar për këtë ndeshje dhe kërkojmë vetëm fitore kundër Prishtinës. Vetëm mesfushori Shpend Gashi është në dyshim që të paraqitet për shkak të lëndimit, ndërsa kthehen dy mbrojtësit: Burim Shabani e Gramoz Tafaj.
Assesi nuk do të lejojmë që të na mposhtë Prishtina, por do të bëjmë përpjekje të fitojmë ndeshjen, kuptohet në mënyrë sportive dhe me lojë të mirë”, tha Sherif Topalli, futbollist i Ferizajt. Nga ana tjetër, Faton Zejnullahu, sulmues i Prishtinës, i cili në ndeshjen me Trepçën ka shënuar edhe golin e parë për kampionin në fuqi.
Ai pret të merr tri pikë me skuadrën e tij, të cilat pikë do të bëjnë me gjasa të fuqishme në mbrojtjen e titullit. “Prishtina është e përgatitur maksimalisht për sfidën me Ferizajn. Në Ferizaj do të luftojmë për fitore dhe shpresojmë se këtë do të arrijmë në fund të takimit. Do t’i zbatojmë urdhrat e kryetrajnerit Ramiz Krasniqit dhe të shënojmë rezultat pozitiv. Prishtina me përjashtim të Astrit Fazliut që është i lënduar, të tjerë futbollist janë të gatshëm.
Jam optimist se do të vazhdojë më formë të mirë dhe shënimin e golave me skuadrën e Prishtinës. Qëllimi jonë është t’i marrim tri pikë, të cilat na afrojnë drejt titullit të ri”, tha Zejnullahu. Kryesuesi i tabelës, Trepça nga Mitrovica, hiqet favorite kundër Drenicës, e cila po dëshmon lojëra të mira në javët e fundit.
KEK-u nga Kastrioti, ka shtuar apetitet që të luftojë për titull pas fitores javën e kaluar me rezultat 2:1 në Vushtrri kundër Kosovës. KEK-u pret Vëllaznimin e Gjakovës, e cila po bënë përpjekje me mish dhe me shpirt ta sigurojë ekzistencën. Kosova e Vushtrrisë ka udhëtimin më të vështirë në Pejë ndaj Besës.
Besa është në luftë për titull të kampionit dhe në krye me trajnerin e palodhshëm, Genc Hoxha, synojnë tri pikë. Gjilani në kërkim të pikëve të shpëtimi, do të jetë mysafirë i Hysit në Merdare, ndërsa Liria shpreson fitore ndaj Flamurtarit nga Prishtina, skuadër që po dëshmohet e fortë për secilin rivalë.
Raiffeisen Superliga
E diel
Ferizaj-Prishtina (S. Domi, B. Këpuska, I. Veseli)
Trepça-Drenica (E. Janovaliu, Z. Miranaj, M. Rrahimi)
Besa-Kosova (V) (P. Hasani, E. Baliqi, N. Ibrahimi)
KEK-u-Vëllaznimi (Z. Qorraj, S. Berisha, F. Jakupi)
Hysi-Gjilani (I. Shuleta, F. Brahushi, L. Muhadri)
Liria-Flamurtari (M. Ferati, A. Peshteri, J. Musolli). /botasot









