Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti Xhavit Bajramin, i cili mbrojti titullin e kampionit në versionin ISKA në kick-box, në meçin me Fredi Kemajo.
Presidenti e përgëzoi Bajramin për fitoren dhe i uroi suksese më të mëdha edhe në të ardhmen. Xhavit Bajrami ka fituar më parë edhe titullin Grand prix në version K1 në kick box.
Kick-boksieri Bajrami e falënderoi presidentin Sejdiun për pritje që i ka bërë dhe premtoj në vazhdimin e sukseseve në këtë sport atraktiv.
Bajrami të shtunën që e lamë pas, në Prishtinë, dëshmoi formë të mirë dhe me sukses mbrojti titullin e kampionit kundër francezit, Kemajo. /botasot









