Porto edhe njëherë është dëshmuar para adhuruesve se është skuadër që vështirë mposhtej.
Skuadra e Portos nga Portugalia shënoi fitore me rezultat 2:1 ndaj Arsenalit nga Londra e Anglisë, në ndeshjen e vlefshme të tetës së finales të Champions Leagua.
Kjo epërsi për Porto do të jetë e mirëseadhur për ndeshjen e kthimit e cila zhvillohet pas dy jave në Londër. Porto dëshmoi lojë të fortë dhe burrërore dhe si rrjedhojë e kësaj edhe shënoi fitore. Futbollisti Varela në minutën e 11-të shënoi për epërsinë e skuadrës së Portos, mirëpo pas tetë minuta londinezët e barazuan rezultatin 1:1 nëpërmjet futbollistit Campbell.
Në pjesën e dytë të ndeshjes Porto e ka siguruar fitoren me rezultat 2:1 pikërisht në minutën e 51-të nga futbollisti Falcao. Kjo fitore për Porton do të thotë shumë, por edhe Arsenali me golin që shënoi në Porto i jep një epërsi të mirë vetes për ndeshjen e kthimit pas dy jave.









