Ukraina mund të humbasë të drejtën për organizimin e finaleve të kampionatit evropian të futbollit në vitin 2012, tha Mishel Platini.
Deklarata e kreut të UEFA-s lidhet me vonesat në përfundimin e stadiumit të Kjevit. Platini do të takohet brenda dhjetë ditëve të ardhshme me presidentin e ri ukrainas, nga i cili do të kërkojë garanci shtesë se stadiumet kyçe në Kjev dhe Lviv do të përfundojnë në kohë.
Finalet e kampionatit evropian të futbollit do të zhvillohen në Poloni dhe në Ukrainë, ku secili nga shtetet duhet të ofrojë së paku katër stadiume.
Të dyja vendet janë përballur me vështirësi në përmbushjen e kushteve të nevojshme që lidhen me infrastrukturën.









