Hapet procedurë disiplinore ndaj KF Vëllaznimit nga Gjakova dhe kërkohet deklaratë plotësuese nga kujdestari për siguri i kësaj ndeshje.
Procedura disiplinore është hapur për shkak të hedhjes së gjësendeve në fushë në takim me Prishtinës. Zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha, tha se Komisioni disiplinor pranë FFK-së, e ka pezulluar nënkryetarin e KF Prishtinës, Afrim Muçiqin, për shkak të deklaratës se ka krim të organizuar në futbollin e Kosovës si dhe të deklaratave të paargumentuara ndaj FFK-së.
Ndërkaq, me dy ndeshje mos lojë është dënuar Milaim Hasani, futbollist i Ferizajt dhe me tri ndeshje Leotrim Krasniqi i KF 2 Korrikut nga Prishtina.









