Home » KickBox » Përvojë e mirë

Përvojë e mirë

Kick-boksieri i mirënjohur shqiptar, Besim Kabashi, që mbron ngjyrat e kombëtares së Gjermanisë, ka mbajtur seminarin për garues dhe trajnerë të kick-box-it.

Ligjërimet e tija si dhe pjesa praktike që ka demonstruar në sallën e kick-box-it në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, kanë qenë shumë domethënëse për garues dhe trajnerët. Edhe kryetari i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës, Fatmir Makolli, është shprehur jashtëzakonisht i kënaqur me demonstrimet dhe ligjëratat që mbajti kick-boksieri i mirënjohur, Besim Kabashi. Makolli tha se ka qenë një seminarw shumë i rëndësishëm dhe aq më tepër edhe interesimi nga ana e garuesve ishte shumë i madh.

“Në seminarw morën pjesë një numër i madh i garuesve siç janë Ilir Menxhiqi, Yll Maliqi, Ilir Canolli, Elvis Gashi etj. po ashtu edhe shumë trajnerë të klube të ndryshme. Ata patën rastin të shohin përvojën e madhe që ka Kabashi në sferën ndërkombëtare dhe nga i cili mësuan njohuri të reja më moderne të këtij sporti atraktiv. Kabashi ka dëshmuar në praktikë shumë elemente të këtij sporti që ishte edhe një përvojë e mirë për garuesit dhe trajnerë. Federata e Kick-Box-it e Kosovës vazhdimisht bashkëpunon me Kabashin, por do të bashkëpunojë edhe më kick-boksierë të tjerë”, tha Makolli.

Federata e Kick-Box-it e Kosovës është e pranuar në Federatën e Kick-Box-it Ndërkombëtar.

“Çdo seminar që mbahet nga emrat e mëdhenj të kick-box-it sigurisht se do të jetë edhe shumë i frytshëm për ne”, tha Makolli. Koha e verës si zakonisht është edhe kohë pushimi. Mirëpo, zyrtarët e kësaj federate thonë se shpejti pritet të organizohet edhe një turne i kick-box-it në kryeqytet.

“Mundësitë janë që të organizohet edhe turneu ndërkombëtar në Prishtinë. Pritet këtë të bëjë Tahir Menxhiqi, një kick-boksier i shkathët dhe më përvojë të madhe. Interesim ka shprehur edhe televizioni më i fuqishëm në botë, Eurosport, që të vjen dhe të transmetojë meçin e tij. Megjithatë, nuk dihet saktë se kur mund të organizohet meçi i tij, por shumë shpejt do të bëjmë të ditur edhe datën e saktë”, tha Makolli. Kick-box-i një nga sportet më atraktiv premton rezultate më të mira në sferën ndërkombëtare.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni