Home » Hendboll » Përgatiten për Vesprem

Përgatiten për Vesprem

Kanë mbetur edhe disa ditw që kombëtarja e Kosovës U-17 dhe ajo U-19 që të udhëtojnë pwr në turneun ndërkombëtar “CELL CUP” në hendboll (meshkujt) që organizohet për çdo vjet në Vesprem të Hungarisë.

Tash e sa ditë hendbollistët e rinj janë të grumbulluar në kampin e hendbollit në Gjakovë, të cilët punojnë me intensitet të shtuar nën drejtimin e trajnerëve Taib Kabashi, Nexhdet Dobroshi (U-19) si dhe Verim Zherka e Agim Shkodra (U-17). Në kamp janë të grumbulluar 50 hendbollistë të rinj të U-17 dhe U-19. Trajnerët punojmë në të gjitha elementet të lojës, njëkohësisht edhe gjetjen e përbërjes më të mirë për turneun e Vespremit, i cili zhvillohet në fillim të muajit gusht.

“Punët shkojnë mjaft mirë,. Hendbollistët stërvitin me intensitet të shtuar. Stërvitjet realisht janë shumë të mundimshme”, tha Kabashi. Kampi do të shërben që hendbollistët më të mirë t’i përzgjedhin për turneun e Hungarisë. Vitin e kaluar kombëtarja e Kosovës U-17 e zuri vendin e tretë, e cila ka qenë edhe një sukses i jashtëzakonshëm.

“Kushtet për punë janë mjaft të mira. Synimi jonë është të përgatitem sa më mirë me shpresa të mëdha se do të triumfojnë, duke pasur për bazë formacionin dhe përgatitjet që po bëhen dhe ato të cilat do të pasojnë deri në nisje për në Hungari me 6 gusht”, theksoi Kabashi.

Edhe Nexhdet Dobroshi, Verim Zherka e Agim Shkodra u shprehën të kënaqur me rrjedhën e punës që bëhet në kamp. Të dy trajnerët njëzëri thonë se hendbollistët U-17 e U-19 do të jenë një brez i fortë i të ardhmes së hendbollit të Kosovës. Kabashi tha se hendbolli i Kosovës ka talent të mëdhenj, por duhet kushte dhe investime.

“E ardhmja aspak nuk e brengos hendbollin e Kosovës. Ka talent të shumtë dhe që i kanë të gjitha parametrat për t’u bërë hendbollist të kalibrit evropian. Besoj se me punën që bëhet në kamp, por edhe nëpër klube do të dalin shumë emra të rinj, që do të janë edhe bartës të kësaj loje nëpër klubet ku luajnë ata si dhe do të janë shtylla e kombëtares së Kosovës. Nuk iu mungon gjatësia, as talenti, por vetëm duhet punë profesionale dhe t’i sigurojmë edhe kushtet më të mira në çdo aspekt këtyre njomakëve”, tha Kabashi. Të gjithë janë me një synim që në turneun “CELL CUP” të shënojnë rezultate më të mira mbase edhe të bëhen kampion!

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni