Home » Boks » Për katër vjet s’ka fituar centi në xhep

Për katër vjet s’ka fituar centi në xhep

Përzgjedhësi i tashëm i kombëtares së Kosovës në boks, Mehmet Haxhani, as që mërzitet pse Federata e Boksit e Kosovës e ka shpallur konkursin për përzgjedhës të ri të boksit.

Haxhanit i ka kaluar mandati katërvjeçar dhe tashmë, sipas Rregullores së Federatës së Boksit të Kosovës, përzgjedhësi duhet të zgjidhet me konkurs. Haxhani tha se ka dëgjuar për këtë konkurs dhe sipas tij është vendim i drejtë i FBOXK-së, sepse ashtu është edhe me rregullore.

“Natyrisht se është dashur të shpallet konkursi, sepse më ka skaduar mandati. Prandaj këtu nuk ka asgjë të keqe, por shumëçka është korrekte”, deklaroi Haxhani.

Ai tha se do të mendojë gjatë se a do të konkurrojë për përzgjedhës apo do të tërhiqet krejt nga boksi. “Sigurisht se do të mendoj të konkurroj apo të tërhiqem nga boksit. Më rëndësi është se me punën time deri më tash ka qenë e kënaqur Federata dhe jam krenar që kemi arritur rezultate të mira në garat ndërkombëtare.

Rezultatet e mia të fundit janë nga Podgorica, ku fituam dy medalje (një të artë dhe një të argjendtë)”, tha Haxhani. Përzgjedhësi që katër vjet është në krye të kombëtares së Kosovës dhe për kaq vite ai nuk ia ka pa hairin aspak këtij profesionit. “Beso që katër vjet asnjë centi nuk e kam marrë nga Federata e Boksit të Kosovës.

kam qenë përzgjedhës pa pagë, por çka është më së interesanti edhe kur kemi pasur rezultate nuk jam shpërblyer asnjëherë me të holla. Unë më shumë kam punuar për hir të boksit dhe për të rritur cilësinë e këtij sporti.

Kështu që, për katër vjet sa kam qenë përzgjedhës një centi nuk ka hyrë në xhep timin, përveç që sa herë kam udhëtuar nga Mitrovica është dashur të jap nga dhjetë euro për shpenzimet e rrugës dhe të ushqimit”, tha Haxhani. Kreu i Federatës së Boksit të Kosovës nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur se kandidati për përzgjedhës duhet të ketë të kryer fakultetin e kulturës fizike dhe të sportit, ose shkollën e lartë të kulturës fizike dhe të sportit.

Po ashtu të jetë i trajner i diplomuar i boksit, të jetë i licencuar nga FBOXK-ja për trajner dhe njohës i mirë i boksit në Kosovë. Këto janë disa nga kushtet që duhet t’i plotësojnë të gjithë ata kandidatët që konkurrojnë për përzgjedhës. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni