Zyrtarët e Federatës së Boksit të Kosovës njoftojnë se është mbyllur konkursi për përzgjedhës të kombëtares së Kosovës në boks.
Sipas zyrës së FBOXK-së, kandidaturën për përzgjedhës e kanë paraqitur dy kandidatë. Xhevdet Peci, aktualisht drejtor i kombëtares së Kosovës, si dhe Musli Zymberi, i cili udhëheq KBO Drita nga Gjilani. Është pritur një numër më i madh që të konkurrojnë për përzgjedhës, megjithatë, kjo nuk ndodhi.
Peci ka qenë ish-boksier i gjeneratës së artë të KBO Prishtina dhe që ka gjasa që të emërohet përzgjedhës i ri, por pa gjasa nuk është edhe Zymberi. Përzgjedhës aktual është Mehmet Haxhani, i cili nuk ka konkurruar që të rizgjidhet në këtë post. /botasot









