Njëri nga sulmuesit më të mirë te Milanit, Alexandre Pato, shprehet optimist se lëndimi i tij se shpejti do të sanohet dhe do të jetë i gatshëm për supersfidën e Champions Leagua, kundër Manchester Unitedit.
“Ndjehem mirë dhe sigurisht se do të jem aty kundër Manchester United më 16 shkurt”, tha Pato. Nga ana tjetër, Pato nuk e ka marrë aq tragjike edhe humbjen nga Interi të dielën e kaluar.
”E kam parë derbin në TV. Ne humbëm por kampionati nuk ka mbaruar. Ka ende shumë ndeshje për t’u zhvilluar”, theksoi Pato.









