Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, edhe më tutje mendon se do të jetë pjesë e skuadrës së Milanit apo do të shkojë gjetiu.
“Është shumë herët të flasim për të ardhmen time te Milani.Unë do të flas për të ardhmen time pas 20 qershorit. Unë jam në Afrikën e Jugut për një ngjarje të organizuar nga Nike dhe në mbështetje të Brazilit. Jam i lumtur që jam këtu edhe pse Carlos Dunga nuk më ftoi”, tha Pato.
Braziliani ka qenë njëri prej futbollistëve më të mirë të Milanit, megjithëse kampionatin e fundit është përballur edhe me lëndime të shumta.









