Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Parashikimet e Abazit

Parashikimet e Abazit

Arsim Abazi, trajner

Sllovenia – SHBA: Amerikanët janë në përparësi karshi Sllovenisë. Në bazë të paraqitjeve të saja në ndeshjet kualifikuese si dhe barazimit që e arritën në përballje me anglezët besoj që nuk do ta kanë vështirë. Amerikanët kanë një grup të mirë të cilat janë koordinuar mirë, ndërkaq Sllovenisë nuk besoj që do të kënaq ma shumë se me paraqitjen e saj në këtë botëror.

Anglia – Algjeria: Anglia është favorit në këtë takim. Ata nuk besoj që do të lejojnë të përsëritet ndeshja me SHBA-të, pasi çdo hap fallso do t’i kushtoj me largim para kohe nga garat. Algjeria është në mesin e skuadrave më të dobëta pjesëmarrëse në Afrikë, dhe nuk besoj që do të befasoj ishulloret.

Gjermania – Serbia: Kjo ndeshje pritet të jetë shumë interesante, edhe pse Serbia nuk ka treguar asgjë në ndeshjen e parë, presim që kësaj radhe ata t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që të bëjnë diç më shumë ndaj gjermanëve, nëse dëshirojnë t’i mbajnë gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në rrethin e dytë. Gjermanët nëse e përsërisin lojën e të cilën e zhvilluan në xhiron e parë ndaj Australisë do shohim spektakël të vërtetë. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni